Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dogana e Kosovës me kontrolle për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare

Gazeta10
07 September 2026 - 9:21

Dogana e Kosovës ka rikujtuar publikun se, në kuadër të kompetencave të saj ligjore, zbaton masat kufizuese dhe sanksionet ndërkombëtare që janë të aplikueshme në Republikën e Kosovës.

“Dogana e Kosovës, në kuadër të kompetencave të saj ligjore, zbaton masat kufizuese dhe sanksionet ndërkombëtare që aplikohen në Republikën e Kosovës gjatë importit, eksportit dhe transitit të mallrave.

Sanksionet ndërkombëtare kanë për qëllim parandalimin e transaksioneve dhe qarkullimit të mallrave që mund të jenë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe obligimet ndërkombëtare”, thuhet në njoftimine doganës.

Në këtë kuadër, Dogana e Kosovës kryen analiza të riskut, kontrolle të mallrave, subjekteve dhe transaksioneve, si dhe ndërmerr masat e nevojshme kur identifikohen raste që mund të lidhen me shkeljen ose shmangien e sanksioneve.

Zbatimi i sanksioneve përfshin, ndër të tjera, regjimet e sanksioneve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe akte të tjera ndërkombëtare të zbatueshme në Republikën e Kosovës.

Për më shumë informacion mbi sanksionet dhe masat kufizuese, vizitoni faqen zyrtare të Doganës së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.