Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aleanca me aktivitet simbolik para Kuvendit: Regjim n’parti, regjim n’shtet

Gazeta10
07 September 2026 - 10:27

Aleanca, përmes një aksioni simbolik, ka akuzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) se janë të nënshtruar ndaj liderit të tyre, Albin Kurti, dhe zyrtares së lartë të këtij subjekti politik, Dejona Mihali.

Anëtarë të partisë së drejtuar nga Ardian Gjini kanë vendosur disa postera në hyrje të Kuvendit të Kosovës, ku secili prej tyre mbante emrin e një deputeti të LVV-së. Në këto postera kërkohej që deputetët të kenë liri të mendimit, të shprehjes dhe të veprimit, duke iu referuar asaj që Aleanca e cilësoi si “regjimi Kurti-Dejona”.

Përpara secilit poster ishte vendosur mbishkrimi: “Jemi të shqetësuar për lirinë e deputetëve të LVV-së”.

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, tha se kolegët e tij nga LVV-ja udhëhiqen me “grusht të hekurt” dhe se nuk gëzojnë liri në shprehjen e mendimeve të tyre.

Sipas Ramadanit, një model i tillë i udhëheqjes po tentohet të instalohet edhe në institucionet e Kosovës.

“A keni dëgjuar ndonjëherë ndonjë deputet apo deputete të LVV-së që flet me mendimin e vet? Përgjigjja është jo, pasi partia e tyre udhëhiqet me grusht të hekurt dhe është jo demokratike. Ky nuk është problem i kufizuar vetëm në LVV. Problemi këtu është se i njëjti model po tentohet, në mënyrë të vrazhdë, të vendoset në të gjitha institucionet dhe në shtetin e Kosovës”, deklaroi Ramadani.

Ai tha gjithashtu se deputetët e LVV-së kanë filluar të shprehin shqetësimet e tyre për situatën në të cilën ndodhen, përfshirë edhe në adresa të caktuara.

“Jo rrallë, dhe në adresa të caktuara, deputetët e LVV-së kanë filluar të ankohen për bllokimin në grupin parlamentar. Ata po e thonë se nuk e kanë më lirinë e shprehjes dhe të mendimit personal lidhur me situatën e bllokimit të shtetit”, përfundoi Ramadani./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.