Gazeta10

Dokument | Serbia i ankohet Perëndimit me Non Paper: Bindeni Prishtinën para se të jetë vonë

Disa ditë pas ngjarjeve në veri, Qeveria e Serbisë pa përgatitur një Non Paper ku ankohet për Qeverinë Kurti dhe sjelljet e saj karshi serbëve që jetojnë në Kosovë.

Në dokumentin tre faqësh të siguruar nga Gazeta 10, thuhet se Prishtina vazhdon të sillet brutalisht nga serbëve të Kosovës.

“Në natën e 31 korrikut, serbët që jetojnë në Kosovë e Metohi sërish e përjetuan të qenit viktimë e akteve të dhunshme brutale dhe politikave diskriminuese të Institucioneve të Ashtuquajtura të Përkoshme të Prishtinës. Me rikthimin e sulmeve të armatosura  ndaj protestueve paqësor serb, qeveria e Albin Kurtit drejtpërdrejt kërcënoi stabilitetin e Kosovës dhe Metohisë dhe të gjithë rajonit, për të vetmen arsye që serbët e shprehën kundërshtrimin e tyre ndaj masave të rrezikshme dhe të njëanshme që Prishtina ka vendosur me 29 qershor 2022” thuhet në Non Paper, raporton Gazeta 10.

Non Paper, Serbia liston argumentet e saj pse vendimi për vendosjen e reciprocitetit është i dëmshëm dhe nuk duhet të ndodh, raporton Gazeta 10. Po ashtu, qeveria në Beograd ankohet se këto masa janë në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe kundër të drejtave të njeriut.

“Ky represion i përsëritur ka rritur ekstremisht frustrimin në mesin e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe Metohi, të cilët mbeten të përkushtuar që me mjete demokratike t’i kundërshtojnë vendimet e dhunshme dhe diskriminuese të Prishtinë” thuhet në Non Paper.

Duke iu referuar vendimit të qeverisë së Kosovës për vendimin e tabelave RKS, Serbia pretendon se ai është në kundërshtim me Marrëveshjen e 30 Shtatorit 2021, ku specifikisht rregullohet çështja e lirisë së lëvizjes.

Një tjetër shqetësim që ngrisin serbët në Non Paper të siguruar nga Gazeta 10, është mos zbatimi i vendimit për pronat e Manastirit të Deçanit dhe zvarritjen gjashtë vjeçare.

Në fund, u kërkohet qeverive në Perëndrim që seriozisht të marrin hapa konkret për ta bindur Prishtinën që vendimet e saj janë tërësisht të papranueshme. /Gazeta10

NË FOKUS

Screenshot 2024-04-30 145413
Videoja tmerruese e abuzimit seksual: Arrestohet personazhi i Tik-Tokut nga Klina
Influ
Momenti kur qëllohet për vdekje influencierja e njohur
sr
E shpallën të vrarë nga Rrustë Llapi, bëhet i gjallë serbi në Gjermani
lumbardhi kaderi
Lumbardhi dhe Kaderi i japin fund lidhjes? Ky detaj bëri “lëmsh” të gjithë
sh
Shqiptari vret pronarin e një lokali në Gjermani, pamje nga vendi i ngjarjes
arrestohett
Arrestohet një burrë në Klinë
lumi
Po flitet se u nda me Kaderin, reagon Lumbardhi
IMG_5310
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan