Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dokumentari “All the Beauty and the Bloodshed” fitoi çmimin “Luani i Artë” në Festivalin e Filmit në Venecia

Gazeta10
10 September 2022 - 21:09

“All the Beauty and the Bloodshed”, një dokumentar për fotografen amerikane Nan Goldin dhe luftën e saj kundër familjes së pasur Sackler, fitoi çmimin më të lartë “Luani i Artë” në Festivalin e Filmit në Venecia të shtunën, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.

I realizuar nga gazetarja investigative, Laura Poitras, filmi ndërthur historinë e jashtëzakonshme të jetës së Goldin me fushatën e saj për të mbajtur përgjegjës Sacklers dhe firmën e tyre farmaceutike për krizën e opioideve në SHBA.

Është vetëm hera e dytë në historinë 79-vjeçare të festivalit të filmit, i parë shpeshherë si pikënisje për kandidatët e Oskarit, që çmimi kryesor shkon për një dokumentar.

Çmimi për aktoren më të mirë shkoi për australiane Cate Blanchett për interpretimin e saj në “TÁR”, ndërsa çmimi për aktorin më të mirë iu dha Colin Farrell i Irlandës për rolin e tij në tragjikomedinë “The Banshee Of Inisherin”.

“All the Beauty and the Bloodshed” mposhti një varg rivalësh më të profilit të lartë, duke përfshirë një kuartet filmash nga gjigandi amerikan i transmetimit Netflix dhe drama evropiane të konsideruara mirë.

Dokumentari bazohet në shumë nga imazhet e Goldin nga shfaqja e saj e mirënjohur, “The Balad of Sexual Dependency”, e cila dokumentoi nënkulturat e Nju Jorkut nga 1979-1986. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.