
Pjesëmarrëse në tubim ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo ndër të tjera publikoi disa pamje edhe me presidentin e përzgjedhur të Amerikës, Donald Trump.
Aty shihet duke u përshëndetur dhe duke i shtrënguar duart me Trump-in.
“Me Presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’”, shkroi Osmani në Facebook.
E në fund të videos shihet edhe përshëndetja e prezantimi mes bashkëshortit të Osmanit, zotëriut të parë Prindon Osmanit dhe liderit amerikan./Gazeta10