Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Donika Gërvalla: Atentati ndaj babait tim nuk ishte rastësi, ishte çmimi i lirisë

Gazeta10
08 Janar 2026 - 23:53

Kryetarja e partisë GUXO, Donika Gërvalla në emisionin Politiko ka rrëfyer një nga dëshmitë më personale dhe emocionale të angazhimit të saj politik, duke e lidhur drejtpërdrejt me figurën e babait të saj, veprimtarit dhe intelektualit të njohur, Jusuf Gërvalla, shkruan Gazeta 10.

Gërvalla tha se borxhi që ajo ndien ndaj Kosovës është, para së gjithash, borxh ndaj babait të saj, i cili – ndonëse kishte një jetë të përmbushur profesionale dhe shoqërore, zgjodhi rrugën e angazhimit politik, duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për rrezikun.

“Babai im të gjitha i ka pasur, ka qenë shkrimtar i njohur, ka qenë i pranishëm në skenën artistike, ka qenë gazetar ku çdo ditë ka kontribuar, ka qenë njeri shumë i dashur edhe në fshatin prej nga ka ardhë, por edhe unë si vajzë e vogël e mbaj mend kur dilnim përdore në Prishtinë dhe na ndalonin njerëzit dhe me shumë simpati. Pra kur një njeri që ka qenë i përmbushur tërësisht, prap se prap në ato kohë kur disa patën filluar të besojnë se Jugosllavia mund të na e japë falë disa të drejta, ka zgjedhur të aktivizohet politikisht, e të shkojë madje edhe në Gjermani e të punojë, dhe ta paguajë me jetën e tie”, deklaroi ajo në Politiko.

Duke folur për atentatin e 17 janarit 1982, ku u vranë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, ajo tregoi se ishte e vetëdijshme për rrezikun dhe se vrasja nuk ishte një rastësi.

“Ka qenë i ndërgjegjshëm babai për rrezikun, nuk ka qenë rastësi”, tha ajo, duke kujtuar mëngjesin e 18 janarit, kur nëna u kishte treguar fëmijëve për atentatin.

“Unë e mbaj mend momentin kur jam zgjuar në mengjesin e datës 18 janar, për shkak se neve fëmijëve nuk na ka zgjuar mami natën. Dhe kur më ka treguar mami që është bërë atentat ndaj të treve, është e cuditshme sepse unë nuk jam ndjerë e befasuar”, u shpreh Gërvalla./Gazeta 10

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.