Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Nga 51% i VV-së te rënia e LDK-së: Katër befasitë që ndryshuan skenën politike sipas Fidan Ramës

Gazeta10
07 January 2026 - 21:57

Komentatori politik Fidan Rama ka identifikuar katër befasi kryesore në nivelin partiak, bazuar në analizat e rezultateve të fundit zgjedhore, duke theksuar se disa prej tyre nuk kanë qenë të parashikueshme as nga vetë analistët në studio.

Sipas Ramës, befasia e parë dhe më e madhe lidhet me rezultatin e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka arritur rreth 51% të votave.

“Pavarësisht se kemi parashikuar rritje të VV-së, ky nivel prej 51% definitivisht nuk ka qenë i pritshëm. Parashikimet tona kanë qenë për 47–48%, por jo kaq lart,” u shpreh Rama në Politiko.

Befasia e dytë, sipas Ramës, është rënia e theksuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ka humbur rreth 50–60 mijë vota. Ai theksoi se, megjithëse ishte parashikuar një ulje për shkak të performancës, ajo nuk pritej të ishte në këtë përmasë.

Si befasi të tretë, Rama përmendi Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, për të cilën, sipas tij, pritjet kanë qenë për një performancë më të mirë sesa ajo që u reflektua në rezultate.

Befasia e katërt lidhet me Partinë Demokratike të Kosovës, e cila, sipas Ramës, po ashtu nuk ka arritur nivelin e performancës që ishte parashikuar nga drejtuesit e saj dhe nga analizat paraprake.

“Këto katër zhvillime përbëjnë befasi të qarta, pasi as analizat tona dhe as pritjet e vet partive nuk kanë treguar se do të dalin në këtë nivel performance,” tha Rama, në Politiko./Gazeta10

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.