
Kryetarja e GUXO, Donika Gërvalla, e ftuar në emisionin Politiko, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke shprehur gëzimin e saj të veçantë për votën e qytetarëve ndaj Albulena Haxhiut, shkruan Gazeta 10.
“Personalisht më së shumti më gëzoi vota e Albulena Haxhiut. Sepse gjatë fushatës nuk u la gjë pa thënë, nuk u la baltë pa u hedhur mbi këtë zonjë, e cila ishte gruaja më e votuar në Republikën e Kosovës. Nuk u kursye asnjë ofendim apo fyerje ndaj saj. Dhe kjo votë, 172 mijë vota për Albulena Haxhiun, e tregon qartë se mençuria dhe urtësia e votuesit është e pakrahasueshme me këdo tjetër”, tha ajo në Politiko.
Ajo ka shtuar se qytetarët e kanë vlerësuar me votë maksimale pikërisht këtë grua, edhe pse fushata për të ishte e vështirë dhe e ngarkuar me sulme personale. “Unë jam gëzuar jashtëzakonisht shumë për këtë votë,” ka theksuar Gërvalla./Gazeta 10
Deklarata e plotë: