Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Donika Gërvalla për shtesat para zgjedhjeve: Shtesat janë dhënë edhe kur nuk ka pasur zgjedhje, nuk ka të bëjë me “blerje” votash

Gazeta10
08 Janar 2026 - 21:43

Kryetarja e GUXO, Donika Gervalla, e ftuar në emisionin Politiko, ka komentuar  shpërndarjen e shtesave nga qeveria Kurti në fundvit. Ajo theksoi se pavarësisht se në vitet 2022 dhe 2023 nuk ka pasur zgjedhje, shtesat janë dhënë për pensionistët, studentët dhe familjet, duke përfshirë një pagesë prej 100 eurosh për secilin fëmijë në vitin 2023, shkruan Gazeta 10.

Gervalla shtoi se kjo nuk është një tentativë për të blerë vota, por mënyra se si i shpërndahen të mirat e vendit.

“Nëse ka një progres të dukshëm ekonomik që rrit të ardhurat dhe të hyrat e buxhetit të shtetit, atëherë një kryeministër social-demokrat zgjedh të ndajë këtë rritje me ata që kanë më shumë nevojë,” tha ajo në Politiko.

Kryetarja e GUXO gjithashtu theksoi dallimin mes qeverisjes së majtë dhe të djathtë. Sipas saj, një ministër i djathtë ndoshta nuk do të kishte ndarë të njëjtat përfitime, ndërsa një kryeministër social-demokrat e sheh si detyrë të shpërndajë të mirat për të gjithë qytetarët.

Gervalla përfundoi duke sqaruar se logjika e blerjes së votave nuk qëndron në këtë rast, duke argumentuar se të njëjtat shuma janë dhënë edhe në vitet pa zgjedhje./Gazeta10

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.