Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Donjeta Sadiku e nis me fitore turneun kualifikues botëror të boksit

Gazeta10
05 March 2024 - 14:40

Donjeta Sadiku e ka nisur me fitore turneun kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024, që po mbahet në Busto Arsizio të Italisë.

Boksierja jonë e ka mundur boksieren bga Britania e Madhe, Shona Ëhitëell, me vendim unanim të gjyqtarëve.

Për ta fituar normën olimpike, Sadikut i duhen edhe tri fitore. Vetëm tri vendet e para në kategorinë e saj deri në 60 kg marrin biletën për Paris 2024.

Të dielën ka garuar, Bashkim Bajoku (-51 kg), i cili pësoi humbje në rrethin e parë.

Të enjten në ring ngjitet edhe vëllai i tij Shpetim Bajoku (-63.5 kg).

Donjeta Sadiku ka fituar medalje në kampionatet evropiane e Botërore të boksit, por synimi i saj më i madh është medalja olimpike dhe një sukses të tillë synon të ketë në Paris në verën e këtij viti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.