Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Donjeta Sadiku mbetet pa medalje në Lojërat Evropiane

Gazeta10
28 June 2023 - 14:17

Boksierja Donjeta Sadiku ka mbetur pa medalje në Lojërat Evropiane që po mbahen në Krakow të Polonisë.

Sadiku, të mërkurën është mposhtur në çerekfinale të kategorisë deri 60 kilogramë për t’i dhënë fund pjesëmarrjes së saj në këtë ngjarje dhe për të shuar shpresat e Kosovës për medalje.

Në çerekfinale, Sadiku pësoi nga francezja Estelle Mossley, e cila u tregua më e mirë në dy rundet e para për të fituar 4:1 me vlerësim të jurisë.

Për Sadikun, që e fitoi vetëm rundin e tretë ndaj franceze Mossley, kjo ishte humbja e parë në tri meçe të zhvilluara në Poloni, ku regjistroi edhe dy fitore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.