Gianluigi Donnarumma do të vazhdojë të jetë pjesë e Paris Saint-Germainit edhe për shumë vite të tjera.
Portieri italian është i lumtur më jetën në Paris dhe ka filluar negociatat me klubin për një kontratë të re.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit, Enzo Raiola.
“Ai pritet të bëhet një legjendë e klubit parisien. Ne kemi filluar tashmë negociatat për rinovimin e kontratës. Donnarumma dëshiron me çdo kusht qëndrimin te PSG-ja”, tha Raiola.
25-vjeçari erdhi te Parisi si transfer i lirë në vitin 2021.