Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dorëhiqet Zv.Guvernatori i BQK-së – përmenden presionet në letrën e siguruar nga Gazeta 10

Gazeta10
30 August 2022 - 16:16

Zëvendës Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli, përmes një letre dërguar kreut të BQK-së, Fehmi Mehmetit dhe kreut të bordit, Flamur Mrasorit, ka njoftuar për dorëheqjen nga pozita e tij për Mbikëqyrje Financiare.

Sipas letrës së siguruar nga Gazeta10, Havolli dha dorëheqje për shkak të presioneve të mëdha politike dhe sulmit të menaxhmentit e anëtarëve të bordeve të kaluara, të cilët thotë se kanë filluar nga dhjetori i vitit 2021, gjë që për këto Guvernatori ka qenë i njoftuar.

“Arsyet e dorëheqjes tashmë janë të njohura për ju. Presionet e pakuptimta politike që nga dhjetori i vitit të kaluar dhe sulmet ndaj menaxhmentit e antarëve të bordeve të kaluara që u realizuan përmes personave plotësisht të instrumentalizuar nga politika. Këto presione e kanë bërë të pamundur punën normale. Megjithatë, tanimë kjo temë konsideroj se nuk meriton elaborim të mëtejmë sepse këta individ nuk janë duke shprehur veten dhe mendimin e tyre (nëse ka një të tillë), por duke realizuar detyrat që u janë dhënë, siç thonin edhe vetë, ‘nga lartë’…”, thuhet ndër të tjera në letrën e dorëheqjes.

/Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.