Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dorëzohet i dyshuari për vrasjen në Klinë: Prokuroria jep detaje

Gazeta10
15 August 2023 - 16:50

I dyshuari për vrasjen në Klinë është dorëzuar, raporton Gazeta10.

Zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi vetëm ka konfirmuar se Tush Frroku gjendet në stacionin Policor.

“I dyshuari gjendet në stacionin policor, ai me urdhër të Prokurorit është ndaluar për 48 orë, dhe shumë shpejt do të dorëzohet kërkesa për paraburgim prej 30 ditësh”, ka thënë Nikçi për Nacionalen.

Frroku të hënën e javës së kaluar e vrau në qendër të Klinës një familjar të tij me disa plumba. Deri më tash ai ka qenë në arrati./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.