Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dorëzohet i dyshuari për tentim vrasje të ndodhur ditë më parë në Obiliq

Gazeta10
12 January 2023 - 15:16

Policia e Kosovës ka njoftuar se është dorëzuar i dyshuari për vrasjen në tentativë të ndodhur ditë më parë në Obiliq, raporton Gazeta10.

Në njoftim bëhet e ditur se i njejti është ndaluar në qendrën e mbajtjes.

Tujte, bëhet e ditur se i dyshuari i mitur mashkull është dorëzuar vet në polici.

Rasti ka ndodhur me 05.01.2023 në rrugën “Rasin Hashani”.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Ndalohet në qendrën e mbajtjes i dyshuari i dytë për vrasje në tentativë

Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, është intervistuar një person i dyshuar për veprën vrasje në tentativë, që ka ndodhë me datën 05.01.2023, në rrugën “Rasim Hashani”, në Obiliq, ku pas një përleshje, nga një mjet i mprehtë (thikë), ka mbetur i lënduar një person.

Kërkimet e vazhdueshme nga ana e policisë, kanë bërë që sot personi i dyshuar mashkull i mitur, të dorzohet në polici.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës dhe zyrtarit të qendrës për punë sociale, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që personit të parë të arrestuar ( me 6 janar 2023), po për të njëjtën vepër i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.