
Robin Krasniqi është rikthyer në ring me një fitore të madhe.
Boksieri nga Juniku ka mposhtur me nokaut teknik kundër boksierit rus që jeton në Belgjikë, Timour Kharkohev.
Rusi me të përfunduar raundi i pestë, ka dorëzuar meçin.
Meçi nuk ishte për ndonjë titull. Por fitorja i ndihmon atij të kthehet në luftërat për titujt e botës.
52 fitore e shtatë humbje është bilanci i Krasniqit pas meçit të sotëm.
Nikarkhoev regjistroi humbjen e pestë në karrierë krahas 26 fitoreve që ka./Gazeta10/