Gazeta10

Dorëzohet raporti i fazës së parë për rishikimin e teksteve shkollore

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, i ka dorëzuar kryeministrit, Albin Kurti, raportin e fazës së parë të rishikimit të teksteve shkollore.

Gjatë një takimi të mbajtur dje lidhur me këtë çështje, Kurti ka thënë se rishikimi i teksteve është vendimtar për cilësinë e arsimit dhe edukimit.

“Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci i ka dorëzuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, raportin e fazës së parë të rishikimit të teksteve të gjuhës shqipe dhe matematikës në takimin e mbajtur dje. Aty të pranishëm ishin edhe zëvendësministri, Taulant Kelmendi, përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, zyrtarë të MAShTI-it dhe anëtarë të Këshillit të Ekspertëve për Programe dhe Tekste Shkollore-KEPShT. Kryeministri Kurti me këtë rast ka thënë se tema e këtij takimi është çështje thelbësore për arsimin, pasi rishikimi i teksteve është vendimtar për cilësinë e arsimit dhe edukimit, ku me kërkesë të MAShTI-it ka filluar procesi i rishikimit të 38 teksteve, 21 të gjuhës shqipe dhe 17 të matematikës”, thuhet në komunikatë.

Sa i përket raportit të përgatitur, kryeministri ka vlerësuar se ai paraqet një bazë të mirë për korrigjimin dhe avancimin e teksteve mësimore.

“Shpresojmë dhe besojmë se ky raport do të nxisë debat publik të mësimdhënësve, prindërve, nxënësve, ekspertëve të arsimit dhe të gjithë atyre që e kuptojnë që ardhmëria e vendit tonë varet nga ngritja e cilësisë së arsimimit dhe të edukimit”, ka deklaruar Kurti.

Ndërkaq, tutje thuhet se Nagavci ka bërë të ditur se tekstet e gjuhës shqipe dhe matematikës janë zgjedhur duke pasur parasysh rezultatet e testit PISA.

Procesi i rishikimit të teksteve shkollore udhëhiqet nga Këshilli i Ekspertëve për Tekste Shkollore dhe Planprograme Mësimore i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendorë.

NË FOKUS

IMG_5310
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
636e71b2-c97a-4fa6-9174-2f3caa828b7a
“Krejt robt ti q***a”- Presidenti i klubit Phoenix kërcënon dhe fyen redaktorin e sportit në Kanal 10, reagon AGK-ja
gllogjann
Dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan
LAJMI-I-FUNDIT
Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë
LAJMI-I-FUNDIT (1)
E tmershme| Një burrë torturon dy femra në një vendparkim në Prishtinë (VIDEO)
XHESI
“O Bes Kallaku”, reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmenden ish-partnerin në koncert
439328729_763480792546922_594554059699914013_n
Njëri në gjumë, tjetri duke shikuar TV – Detaje nga dita tragjike e vrasjes së Gjyljeta Ukella
VDE
Mërgimtari nga Suhareka vdes në aksident tragjik në Itali