Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dorëzohet shteti, shfuqizohet vendimi i pezullimit të licencës se Klan Kosovës

Gazeta10
21 June 2023 - 15:45

Mediumi Klan Kosova raporton se sot Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) ka shfuqizuar vendimi për pezullimin e certifikatës së biznesit ndaj Shoqërisë Tregtare Klan Kosova Sh.P.K.

Sipas raportimit, ky vendim është marrë pasi përfaqësuesi i Klan Kosova ka dorëzuar kërkesën për plotësimin e dokumentacionit.

“Me këtë rast, Drejtoria e ARBK-së zyrtarisht ka njoftuar se kështu „kanë ndryshuar rrethanat faktike“, të cilat kishin nxitur vendimin e javës së kaluar për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, duke dhënë vlerësimin e ri se ai vendim tash është shfuqizuar.” – raporton Klan Kosova.

Më tej, është bërë e ditur se Klan Kosova ka njoftuar edhe KPM-në për vendimin e ri të ARBK-së.

Kujtojmë se ditë më parë ARBK-ja kishte pezulluar certifikatën e Klan Kosova.

Ky vendim kishte nxitur reagime të jashtëzakonshme në mbrojtje të mediumit dhe në kundërshtim të qeverisë për tendencën për mbylljen e një mediumi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.