
Ish Kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka komentuar qarkullimin e një draft-statuti gjerman për Asociacionin, raporton Gazeta10.
Tahiri ka thënë se për këtë draft i cili sot ka dalur në media, duhet pyetur Kurti meqë është puna e tij.
Tahiri ka kujtuar se Kurti ka ardhur në pushtet duke e kundërshtuar këtë projekt.
Këtu keni postimin e plotë:
“Emisari amerikan Escobar kerkoi nga Kurti pergjigje per Asociacionin, ky dokument ka dal sot ne media. Per shume media qe me kane shkruar sot per ta komentuar, pergjigja ime eshte kjo: Asociacioni eshte pune e Kurtit, ka ardhur ne pushtet duke e kundershtuar, tani ate duhet ta pyesni”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e saj në Facebook.
Sot gjatë ditës është lëshuar në qarkullim një draft-statut gjerman për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. / Gazeta10