
Emisioni “Kampionët” vjen edhe këtë javë në ekranet tuaja për të trajtuar tema të ndryshme, gjersa kësaj here do t’ia kushtojmë kohën ngjarjeve të fundit te Drita.
Në studio është i pranishëm edhe Muhamet Dragusha, trajner dhe ish-futbollist i mirënjohur kosovar.
Dragusha e cilësoi si gabim afrimin e kryesisë te tifozët pas ndeshjes, e cila sipas tij përfundoi me rrahje disa orë më vonë.
“Ishte gabim shumë i madh i kryesisë të afrohet te tifozët, të cilët kanë qenë nën afekt, të nervozuar pas ndeshjes. E kjo e nxiti edhe drejtorin mandej të shkojë e të sulmojë.” – tha ai.
Valon Zymberi kishte sulmuar kryetarin e tifogrupit “Intelektualët”, Taulant Byqmetin menjëherë pas humbjes së mërkurës nga Prishtina.