Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dragusha: Kam qenë skeptik ndaj Vavalis, ndeshja ndaj Plzen ka qenë e përgatitur në detaje

Gazeta10
30 July 2023 - 23:04

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth paraqitjes së klubeve kosovare në Evropë. Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Faruk Statovci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Muhamet Dragusha dhe Robert Gjeraj. Në lidhje telefonike i ftuar është edhe Valon Zymberi.

Gjatë diskutimit për klubet kosovare në arenën ndërkombëtare, foli edhe Muhamet Dragusha.

Ai tha se në fillim ka pas dyshimet e tij rreth trajnerit grek të Dritës.

“Kam qenë skeptik në fillim për Vavalis, mirëpo përgatitja e tij e ndeshjes ndaj Plzen ka qenë fantastike”, tha ai.

Tutje, ai foli edhe për kundërshtarin e Dritës.

“Plzen është ekip 10 herë më i fortë se Drita, mirëpo kjo e fundit ka dhënë sinjale të forta se mund të përballojë edhe këta kundërshtarë”, përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.