
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth kombëtares së Shqipërisë, Ballkanit dhe duke mos lënë anash edhe Superligën e Kosovës.
Të ftuar në studio janë: analisti jonë i përhershëm, Bekim Isufi, të cilit i bashkohen edhe Muhamet Dragusha, Armend Thaqi, Milaim Berisha dhe Granit Tërstena.
Gjatë diskutimit në studio foli edhe Muhamet Dragusha.
Ai tha se Shqipëria hyn në këtë grup për të shkaktuar befasi.
“Një grup mjaft i vështirë, kundërshtarë të cilët kanë shumë përvojë në këto turne madhor, mirëpo Shqipëria do të hyjë në këtë fazë të grupit me qëllimin për t’i befasuar të gjithë” – tha ai.
Në vazhdim, “Muja” foli pak për lojën e kombëtares dhe për trajnerin Sylvinho.
“Shqipëria ka treguar potencial gjatë kualifikimeve, sidomos me trajnerin në krye, i cili tregoi lojë të bukur me Shqipërinë. Po luajnë futboll të mirë e të hapur, po godasin nga larg e po shënojnë edhe në zonën e rrezikshmërisë” – përfundoi ai.