
E diela sjellë emisionin “Kampionët” në ekranet e shikuesve.
Për të folur rreth selektorit të ri të Kosovës e Superligës, të ftuar në studio janë: Bekim Isufi, Muhamet Dragusha, Artan Osmani dhe Taulant Dajaku.
Në lidhje direkte është i ftuar edhe Muharrem Sahiti, drejtor i kombëtares së Kosovës.
Analisti i mirënjohur, trajneri dhe ish-futbollisti, Muhamet Dragusha tha fjalën e tij rreth situatës në kombëtaren e Kosovës.
Ai iu drejtua Taulant Dajakut, duke personalizuar debatin në studio.
“Unë e kam parë çdo herë që ki dëshirë të flasësh vetëm zi për FFK-në, ti fol për federatën gjatë gjithë kohës.” – tha ai.
Mirëpo, ai tha se te FFK-ja ekziston optimizëm.
“Në FFK nuk ka vetëm zi, ka edhe situata të mira dhe punë të mira që kanë ndodhur përgjatë viteve, duhet të shohim edhe bardhë, gjithkund ka dështime.” – tha ai.
Tutje, Dragusha ia përmendi Taulantit rastin e tij te KF Drenica.
“Ti ke dështuar edhe te Drenica, je larguar tri xhiro pa përfunduar liga, atëherë kur Drenica veçse ishte në rrezik për të rënë nga liga.”/Gazeta10/