
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovë, Gazmend Hoxha së bashku me menaxhmentin kanë vizituar varrezat e dëshmorëve në Prekaz.
Ata u mirëpritën në familjen e Komandantit legjendar Adem Jashari nga kryefamiljari Rifat Jashari, shkruan Gazeta10.
“Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga menaxhmenti i lartë të PK-së, vizitën e parë jashtë Policisë së Kosovës e realizoi te varrezat e dëshmorëve në Prekaz. Me këtë rast menaxhmenti i PK-së bënë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Prekaz si dhe vizituan familjen e Komandantit legjendar Adem Jashari, ku u pritën nga kryefamiljari z. Rifat Jashari.”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta10