Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë flet për zgjidhjen e problemit të trotinetëve (VIDEO)

Gazeta10
08 September 2022 - 8:54

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, ka folur për zgjidhjen e problemit të trotinetëve, raporton Gazeta10.

Musliu ka thënë se ky problem po trajtohet me rregulloren e mikromobilitetit e cila përfshirë disa mjete elektrike.

“Realisht, pjesa e trotinetëve elektrik është duke u trajtu me rregulloren e mirkomobilitetit. Ka qenë dicka e re, një fushë e re për ne, teknologjia e ka bo të vetë, dhe ne e dimë se ligji i transportit nuk e trajton trotinetin ashtu sic nuk e trajton edhe bicikletën elektrike”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se për këtë problem është krijuar dhe një taskforcë që këtë pjesë të mjeteve ta bëjnë pjesë të ligjit.

“Edhe në nviel nacional, është kriju një taskforcë, një grup punues i cili po punon në ligji me qëllim që ligji me e trajtu pra edhe këtë pjesë të mjeteve që kanë me u bo pjesë e mobilitetit”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se trajtimi i këtij problemi është i domosdoshëm meqë ka pasur shumë raste të aksidenteve.

“Numrat që kemi marrë prej QKUK-së janë me të vërtetë serioze , ka shumë raste ku kemi aksidente, andaj rregullorja është më se e domosdoshme”, thënë më tej Musliu. / Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=kQmTqNx3weQ

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.