Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Drejtuesi i automjetit bënë “drift” dhe duke ikur lëndon zyrtarin policor

Gazeta10
07 May 2023 - 9:50

Një zyrtar policor ka marrë lëndime trupore pasi një drejtues i automjetit ka goditur policin në krah duke ikur me vetërën e tij, me të cilën ishe duke bërë “drift” në një parking të një pompe të derivateve në magjistralen Gjilan-Kamenicë, raporton Gazeta10.

Sipas policisë i dyshuari ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes kurse zyrtari ka marrë tretman mjekësor dhe posedon raport mjekësor.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Magjistrale Gjilan Kamenicë, 06.05.2023 – 23:10. Njësiti policor ka raportuar se deri sa ka shkuar në një vend ngjarjes ku kishte informatë për një veturë të dyshuar e cila po bënë “drift” në një parking të një pompe të derivateve, gjatë largimit vetura e dyshuar ka goditur zyrtarin policor në krah dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Zyrtari ka marrë tretman mjekësor dhe posedon raport mjekësor. I dyshuari ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.