
Në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, sot diskutohet për futbollin e Kosovës ku gjatë ditës së djeshme Federata e Futbollit të Kosovës ka ndërpre bashkëpunimin me trajnerin Primoz Glihan.
Lorik Gashi, moderator i emisioni “Kampionët” ka diskutuar për trajnerin e ri i cili do të përfaqësoj Kosovën dhe se ai do të jetë i huaj.
“Ka shumë emra të cilat po përfliten në mediat vendore se kush do ta përfaqësoj Kosovën mirëpo sipas informacioneve të cilat unë kam trajneri siç duket do të jetë përsëri i huaj”, ka thënë ai.