
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se banorët e korretnicës së epërme të Drenasit kanë probleme me ujërat e zeza, raporton Gazeta10.
Një banor që ka folur për këtë problem me kanalizim ka thënë se gjithmonë faji i është lënë qytetarëve por kjo nuk është e vërtetë.
“Ky është rrjeti kryesor që vjen prej parkut të biznisit dhe gjithmonë ja kanë lënë fajin qytetarëve, qytetarëve të pandërgjegjshëm por s’është e vërtetë hiq”, ka thënë ai.
Ai më tej ka thënë se ky është nën mbikqyrjen e ministrisë dhe se ajo nuk është në krye të detyrës.
“Në mbikqyrje të ministrisë është. Ne kemi shku edhe në ministri për shkak të kësaj, sepse krejt kjo pjesë është e bllokuar, kanë dalë ujërat e zeza mbi tokë. Vetëm dje paskan intervenu me një vend atje por s’paskan bo hiq sen”, ka thënë ai më tej. / Gazeta10.