
Komentatori politik, Xhavit Drenori ka thënë se gara e 9 shkurtit është duke u bërë për vendin e dytë mes partive politike.
Sipas Drenorit, vendin e parë do ta ketë sërish Lëvizja Vetëvendosje.
“Nuk mendoj që gara është tu ba për vendin e parë, por gara është tu ba për vendin e dytë dhe tretë. Unë e shoh Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve gjithmonë nëse pamundësohet që me ba qeverinë e ardhshme”, ka thënë Drenori.
Por një koalicion të mundshëm, Drenori e sheh mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
“Ma e mundshme e shoh VV dhe PDK. PDK po mbahet në këmbë pa liderët e vet në Hagë. Në momentin kur kthehen ata mund të ketë ndryshime në skenën politike”, ka thënë ai. /Gazeta10/