
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxhës dhe komentatorit politik, Xhavit Drenorit.
Drenori ka pyetur Hoxhën se çfarë ka vepruar që Partia Demokratike e Kosovës ka rënë në këtë derexhe.
“Çka shkoi kaq keq që PDK-ja ra në këtë derexhe?”, ka pyetur Drenori.
Megjithatë, Hoxha është shprehur e bindur që PDK e ka listën dhe kandidatin më të mirë për kryeministër, ndërsa Drenorit i ka thënë se përceptimet janë të ndryshme dhe se mbetet të shihen vetëm rezultatet.
“Përceptimet janë të ndryshme. T’i shohim rezultatet. E rëndësishme është që ne me bo punën tonë mirë”, ka thënë Hoxha.
“Qysh doni me bo ma mirë me të njëjtët njerëz, me atë ekip?”, ka pyetur Drenori.
“Lista jonë është lista më e mirë që e prezantojmë në këto zgjedhje. Programi jonë është më i miri. Kandidati jonë është më i mirë”, ka thënë Hoxha.
“Nuk është çështja te emrat e përveçëm, por tek mendësia qeverisëse”, ka thënë Drenori. /Gazeta10/