
Komentatori politik, Xhavit Drenori ka thënë se gjuha e ashpër e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit shpërfaq insistimin e tij për t’i fituar zgjedhjet me strategjinë e njëjtë sikur në vitin 2021.
Sipas Drenorit, Kurti dëshiron të shfrytëzojë kartën e vitit 2021.
Për më tepër, ai ka thënë se kur populli e ngrit një lider nuk e lëshon menjëherë.
“Z.Kurti e ka këtë përparësi sepse dëshiron ende të shfrytëzojë kartën e 2021. Dëshiron ta mbajë të ndezur ende atë frymë elektoratit. Z.Kurti është ende në atë frymë, pra në frymën e 2021”, ka thënë Drenori.
Për partitë opozitare, Drenori e ka quajtur të qëlluar tentimin e tyre për të shpërfaqur alternativa për të bindur votuesit.
“Prej partive opozitare, duhet të ofrojnë alternativë që me mujt me kthy votuesin sepse ata e dijnë që kjo është më së miri, për mendimin tim është edhe e qëlluar sepse po ofrojnë program”, ka thënë ai. /Gazeta10/