Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Drenori: Mos t’i qesim hi syve, Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën!

Gazeta10
13 February 2025 - 21:47

 Komentatori politik, Xhavit Drenori ka folur për përpjekjet e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për të ndërmjetësuar një marrëveshje për paqe për luftën në Rusi-Ukrainë, si dhe për zhvillimet që mund të ndodhin në Ballkan.

Drenori ka përjashtuar mundësinë e një rreziku për Kosovën nga zhvillimet që mund të ndodhin në luftën Rusi-Ukrainë, pasi siç tha ai, këto dy probleme nuk mund të krahasohen me njëra-tjetren.

Sipas tij, administrata Trump do t’i ndjekë lëvizjet apo politikat e së kaluarës në raport me Kosovën, teksa ka thënë se ai atë e sheh si partnere.

“Nuk mundet me u krahasu problem i Ukrainës me atë të Kosovës. Kjo mos t’ju qesim hi syve me ju thane qytetarët se jemi në njafarë rreziku”, ka thënë Drenori.

Por megjithatë, Drenori e sheh një dallim tek administrate Trump.

“Nuk besoj që z.Trump e ka durimin e z.Biden dhe administratave të tjera”, ka thënë ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.