Politiko

Drenori: Qeverisja Kurti larg më mirë se të tjerat, Rama: A e ke fshi postimin kur e quaje mashtrues?

Gazeta10
23 Janar 2025 - 21:50

 Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të analistëve politikë, Fidan Ramës dhe Xhavit Drenorit për qeverisjen Kurti.

Drenori ka thënë se qeveria Kurti ka qeverisur më mirë se kasta e vjetër politike.

“Jam i lumtur shumë që ajo kasta e vjetër ka dalë në opozitë. Kurrë s’e kisha besu që atëherë VV merr 51%”, ka thënë Drenori.

Mirëpo, Rama ia ka rikujtuar një deklaratë të mëhershme të Drenorit, kur ai e quante “mashtrues” kryeministrin Kurti.

“A duhet qeky vend me ia besu 51% mandatin një mashtruesi që e ke quajtue ti?”, ka pyetur Rama.

Por megjithatë, Drenori ka sqaruar se ka qenë një deklarim i momentit, kur edhe ka qenë figurë politike.

“Nuk e kam quajtur mashtrues. Ka qenë një shpërthim i imi. Atëherë kam qenë figurë politike”, ka thënë Drenori.

Me shaka, Rama e ka pyetur nëse e ka fshirë postimin e njëjtë kur Drenori i referohej Kurtit si mashtrues.

“A e ke fshi prej fb a e ki hala? Nëse e ke fshi ta lexoj”, ka pyetur Rama. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.