Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Driloni me miq të rinj pas daljes nga BBVK, shoqërohet me Don Xhonin

Gazeta10
30 Janar 2025 - 21:14

Fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, ka krijuar shoqëri me reperin e famshëm shqiptar, Don Xhon.

Kjo pasi artisti e mbështeti me një postim në rrjete sociale, banorin e BBVK-së sa ishte brenda shtëpisë.

Ata janë fotografuar bashkë sonte dhe imazhin e ka postuar Driloni në Instagramin e tij.

Ky postim vjen pak ditë pas “dramës” së tij me Edin. Ky i fundit doli me një video duke thënë se fituesi i BBVK-së nuk ia ka hapur telefonin dhe për këtë gjë, atij i mbeti hatri.

Me këtë shkak, miqësia mes tyre është prishur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.