Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Driloni zbulon sekretin e Beslirës: ‘Talentin e kishte ruajtur si gomë rezervë’

Gazeta10
22 July 2026 - 21:25

Beslira Xhafaj dhe Drilon Jahduti ishin të ftuar në emisionin “Prime Verë” në Kanal10, ku folën për lidhjen e tyre dhe rrugëtimin që i ka sjellë bashkë.

Gjatë intervistës, Driloni zbuloi se në fillimet e njohjes së tyre, Beslira nuk ishte aktive në muzikë dhe talentin e saj e kishte mbajtur të fshehur.

“Kur jena taku me Beslirën, ajo nuk ka këndu më herët. Talentin e ka rujt si gomë rezervë. Fillimisht kemi qenë shokë, normalisht… edhe hajde një këngë, hajde një këngë. Po e nij duke këndu dhe thashë: ‘More ti, po këndujshe!’”, rrëfeu Driloni.

Ndërsa Beslira foli për periudhën e fillimeve të saj dhe vështirësitë që kishte pasur për të ndjekur rrugën e muzikës, duke treguar se edhe familja e saj kishte pasur shqetësime.

“Prindërit e mi e kanë pas frikën që mua, si vajzë e re, me më lënë në duar të huaja, sepse në atë kohë nuk kanë pasur kohë të vijnë pas meje”, tha Beslira.

Çifti ndau detaje nga historia e tyre, duke treguar se fillimisht lidhja e tyre nisi me miqësi, ndërsa më pas u shndërrua në një marrëdhënie më të veçantë. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.