Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Drita e Ballkani marrin pikë të plota, Llapi mposhtet nga Gjilani

Gazeta10
13 November 2022 - 15:53

Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme të zhvilluara në kuadër të xhiros së 17 në Superligën e Kosovës.

Lideri i tabelës, Drita ka arkëtuar tre pikë të plota nga ballafaqimi me Malishevë.

Për skuadrën e Nuhiut golat i realizuan Krasniqi, Blakqori dhe Tahiri.

Fitore shumë të rëndësishme ka regjistruar edhe Ballkani që e ka mposhtur Ferizajn me rezultat 2-0 me golat e Armend Thaçit dhe Albion Rrahmanit.

Llapi ka pësuar disfatë nga Gjilani me rezultat 1-0. Golin e vetëm në ndeshje e realizoi  Solomon.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.