
Drita është rikthyer te fitoret, pas humbjes që pësoi javën e kaluar.
Skuadra e Zekirija Ramadanit triumfoi si vendase ndaj Prishtinës.
Bardhekaltërit nga Gjilani arkëtuan tre pikëshin me një rezultat minimal prej 1-0.
Golin për Dritën e shënoi Blerim Krasniqi, pas një depërtimi dhe krosimi fantastik nga Raddy Ovouka.
Kështu, Drita shkon në kuotën e 46 pikëve, dhe mbetet përsëri në vendin e tretë në tabelë.
Ndërsa, Prishtina zë vendin e pestë në tabelë me 34 pikë të tubuara.
Xhiron e ardhshme, Drita luan si mysafire e Feronikelit ’74, teksa Prishtina pret Dukagjinin e Armend Dallkut.