Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Drita mposht KEK-un në miqësore

Gazeta10
19 January 2023 - 16:46

FC Drita e ka nisur vitin me fitore.

Skuadra gjilanase ka zhvilluar ndeshje miqësore me KEK-un dhe ka triumfuar me rezultat të pastër 3-0.

Sulmuesi vushtrrias Ardit Tahiri ka realizuar dy gola në këtë sfidë, derisa një tjetër u shënua nga Almir Ajzeraj, njofton klubi gjilanas.

Kjo ishte ndeshja e parë miqësore për Dritën dhe trajnerin Arsim Thaqi në krye të kësaj skuadre.

Kujtojmë që gjilanasit pas disa ditësh do të udhëtojnë drejt Antalyas për të vazhduar fazën përgatitore për edicionin pranveror.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.