
Filantropja Drita Zymeri në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka komentuar hapjen e zyrës së re të Kanal10 në Mynih të Gjermanisë.
Ajo ka thënë se hapja e zyrës së re të Kanal10 është mundësi e mirë për integrimin në mes vete të shqiptarëve, raporton Gazeta10.
“Është një mundësi e mirë për integrimin e shqiptarëve në mes vete, shifrat më aktuale që i këmi është se në tërë Gjermaninë jetojnë 600 mijë shqiptarë nga Kosova por edhe nga Lugina e Preshevës, është një mjet i mirë për të funksionuar si komunitet më mirë mes vete’, tha ajo.
Zymeri shton se më nuk janë shqiptarët si në vitet e 80-ta por është një fuqi e madhe dhe sipas saj komuniteti i shqiptarëve nuk ka qenë asnjëherë më i fortë./Gazeta10