Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Drizan Shala: Xhandarmëria do ta garantojë brezin kufitar dhe sigurinë në veri

Gazeta10
19 May 2026 - 19:48

Eksperti i sigurisë Drizan Shala ka deklaruar se krijimi i Xhandarmërisë së Kosovës është një hap strategjik për forcimin e sigurisë dhe kontrollit në brezin kufitar të vendit.

Në një intervistë për emisionin “Gazeta” në Kanal10, Shala tha se kjo strukturë është menduar pas zhvillimeve të sigurisë në veri dhe do të ketë rol të rëndësishëm në menaxhimin e situatave operative dhe taktike.

Ai theksoi se nisma për krijimin e Xhandarmërisë nuk është e momentit dhe as çështje zgjedhore, por rezultat i analizave të gjata profesionale nga mekanizmat e sigurisë në Kosovë.

Sipas Shalës, ngjarjet në Banjskë kanë treguar nevojën për krijimin e një force të specializuar që do të shkarkonte Policinë e Kosovës nga një pjesë e operacioneve taktike në veri dhe në zonat kufitare.

“Xhandarmëria do ta garantojë brezin kufitar dhe do të jetë një mekanizëm shtesë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë”, deklaroi Shala.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.