Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Drogba për Chelsean: Nuk e njoh më klubin tim

Gazeta10
19 April 2023 - 10:26

Skuadra e Chelseat mbrëmë u eliminua nga Liga e Kampionëve, pasi u mposht në çerekfinale nga Real Madridi brenda dy ndeshjeve.

Chelsea pësoi humbje në “Santiago Bernabeu” me shifrat 2:0, ndërsa njëjtë e pësoi edhe mbrëmë në “Stamford Bridge”.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve veçse e thelloi më shumë krizën e “Bluve”, ku pas më shumë se 630 milionë eurosh investime dhe ndërrimeve të trajnerëve, Chelsea assesi nuk po mund ta gjejë këndelljen.

Rreth kësaj situate ka reaguar edhe legjenda e Chelseat, Didier Drogba, i cili tha se nuk po e njeh më klubin e tij të zemrës.

“Unë nuk po e njoh më klubin tim. Nuk është më klubi i njëjtë, ka një pronar të ri dhe një vizion të ri. Sigurisht, ne mundohemi ta krahasojmë me atë që ndodhi gjatë periudhës së Roman Abramovich, ku lojtarë të shumtë erdhën, por vendimet ishin tejet të mençura”, tha Drogba.

“Atyre iu mungon një lider frymëzues. Ju nevojiten lojtarë që marrin përsipër lojën, që janë të vetëdijshëm për përgjegjësitë e tyre. Ju nevojitet një lojtar që sjell pak çmenduri brenda stadiumit”, shtoi më tej Drogba.

Humbja e mbrëmshme për Chelsean ishte ndeshja e shtatë me radhë pa fitore, ndërsa e katërta me radhë që prej se Frank Lampard mori detyrën e trajnerit të përkohshëm./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.