
Kryetari i Gjakovës nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini është shprehur i shqetësuar lidhur me veprimet që Qeveria e Kosovës po ndërmerr në veri të vendit dhe në gjendjen të cilën e solli Kosovën, shkruan Gazeta10.
Gjini ka thënë në ‘’Politiko’’ se është i tmerruar dhe po ‘’don me kopë’’ për situatën në të cilën po ndodhet Kosova, si e poshtëruar nga të gjithë.
‘’Kosova tanimë veç është nën masa. Masa po i quajnë ata edhe unë kështu, por në fakt janë sanksione. Situata është tepër e rrezikshme. Unë po shprehem kështu, po du me kopë, me u poshtëru, me u poshtëru kështu prej të gjithëve. Nuk bën me lyp fajin jashtë Kosovës na, nuk bën, sepse kemi refuzuar gjithçka. Na e dimë se kush është Serbia e dimë ma moti, unë e di ma mirë se do aty që mendojnë se e dinë ma mirë, e dimë moti kush është Serbia. Po çka janë t’u bë këta? Janë t’u ja zgjidh duart Serbisë e t’u ja lidh vetit. Jam i tmerruar, i nervozuar, më vjen keq, po du me kopë.’’, ka thënë ai./Gazeta10