
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth paraqitjes së klubeve kosovare në Evropë, si dhe duke mos lënë anash edhe Superligën e Kosovës.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Valon Osmani, Kenan Haxhihamza dhe Kastriot Rexha.
Gjatë diskutimit për Dukagjinin, foli edhe portieri i kësaj skuadre, Kenan Haxhihamza.
“Duartrokitjet nga tifozët e Rijekës ishte një ndjenjë e paharrueshme, dhe e papritur për mua”, tha ai.
Tutje, ai foli edhe për përvojën e arritur në Evropë në këto dy ndeshje.
“Ndonëse kemi humbur në fushë, unë mendoj se kemi fituar shumë nga këto ndeshje, pasi jemi më të gatshëm për ndeshjet e ardhshme. Kemi fituar kulturë sportive.” përfundoi ai.