
Ish-deputeti i AAK-së, Bujar Dugolli e ka cilësuar kryeministrin Albin Kurti, si një udhëheqës që mund t’i jepë shumë Kosovës.
Dugolli në Prime Time ka vlerësuar se kryeministri ka për detyrë të rishikojë punën e secilit ministër, dhe t’i zëvendësoj ata me personalitete tjera, shkruan Gazeta10.
“Vazhdoj të besoj që Kurti është një udhëheqës që mund t’i jep shumë Kosovës dhe mund ta ndihmojë procesin. Nuk e kam këtë besim për të gjithë ministrat se janë duke punuar mirë. Mendoj që ai duhet të rishkojë punën e secilit ministër. Tek e fundit është obligim i kryeministrit se kur nuk ka progres, ka pakënaqësi të tilla, sepse ato vijnë si rezultat i moskomunikimit dhe mostrajtimit të problemeve shoqërore. Ne e dimë që ky popull ka jetu edhe në kohëra më të vështira, mirëpo ka pasur bashkëpunim”, tha Dugolli.
“Ata ministra e zv.ministra nëse nuk e kryejnë punën siç duhet, kjo mund t’i faturohet si kritikë. Për mos me ju adresu ato kritika, ai duhet të bëjë një rishiqim për punën e tyre, dhe ka njerëz tjerë që mund të dhënë një kontribut të mirë”, shtoi Dugolli në Prime Time. /Gazeta10