Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Duhet ligj për bashkësinë fetare” – Musliu dyshon që klerikët ortodoks po marrin rroga nga qeveria e Kosovës

Gazeta10
11 October 2023 - 23:52

I pyetur a ka demokraci në Bashkësinë Islame të Kosovës, imami i njohur Osman Musliu në emisionin “Gallatë” me gazetarin Arben Ahmeti, tha që në BIK nuk ka pasur demokraci që nga Mbretëria Serbo-Kroato- Sllovene.

Ai tutje tha që shteti duhet të bëjë ligjin për bashkësitë fetare. Ne si prijës fetarë jemi njerëz që nuk na mbronë ligji”, tha Musliu.

Musliu ka thënë që kur ka ligj ka edhe rregull,  e then ligjin shkon në burg edhe largohesh prej punes por kur nuk ka ligj nuk ka ku të ankohesh.

“Diçka sherr ka, a e kanë ambasadat apo bashkësitë tjera fetare nuk e di por një ligj lehtë do të bëhej”, ka thënë Musliu.

Ai tutje ka thënë që ka dëgjuar që ka shumë klerikë ortodoksë që marrin paga prej qeverisë së Kosovës. “Unë jam fanatik dhe me vjen inati që në emër të mësuesit të fesë me marrë ata rrogë prej qeverisë. Ai që ma mka vra xhematin, xhemati i tij merr rrogë prej qeverisë së Kosovës a une që 39 vjet jam në punë dhe nuk me ka prek dora e shtetit të Kosovës, kjo është e papranueshme”, tha Musliu. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.