
Banori Haxhi Dibrani nga fshati Gradicë e komunës së Drenasit është ankuar për problemin me ujërat e zeza.
Ai tregoi se duhet të shkojnë në një fshat tjetër për të marrë ujin për pije dhe për pastrim, raporton Gazeta10.
“Me këtë problem jemi duke u përball që nga pas lufta, jemi shtatë shtëpi këtu që nuk kemi kanalizim, krejt ujërat e zeza bien në bunarët e tonë, për pastrim edhe për pirje shkojmë në një fshat tjetër, por shyqyr i kemi kushtet për të shkuar me marrë ujë se nëse nuk do të kishnim atëherë do të ishte shumë e vështirë”, tha ai në Kanal10.