
Një përplasje e ashpër ka ndodhur nël “Politiko” në mes të komentarorëve politikë, Halil Matoshit dhe Blerim Gashit lidhur me qeverisjet e kaluara dhe gjuhën e përdorur në fushatë zgjedhore.
Gashi ka kritikuar qeverisjet e kaluara, duke thënë se e kanë vjedhur dhe shkatërruar shtetin.
“Ata po thojnë unë edhe e kam mujt me ba ata, por ti mos ma permen çka kena ba dhe na po flasum çka ke ba ti. Jo, jo duhet me ta permen sepse ti as nuk ke kërku falje e as nuk je reformu”, ka thënë Gashi.
Ndaj një opinioni të tillë ka reaguar Matoshi.
“Me kërku falje që e kanë luftën çlirimtare dhe e kanë ba Kosovën shtet dhe i kanë marrë 120 njohje?”, ka thënë Matoshi.
Por megjithatë, Gashi ka thënë se UÇK-ja nuk është në zgjedhje.
“A është UÇK-ja në zgjedhje? Duhet me të ardh marre se po aludon”, ka thënë Gashi.
/Gazeta10/