Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Duhet të gjejmë zgjidhje për Veriun” – Ambasadori suedez: Vështirë të tërheqësh investitorë kur ka kaq pasiguri

Gazeta10
18 Korrik 2023 - 10:24

Në emisionin PolitikOFF, me gazetarin Kushtrim Sadiku, ambasadori i Suedisë, Jonas Westerlund, duke folur për situatën në vend, deklaroi që duhet të gjejmë një zgjidhje në atë që po ndodhë në veriun e Kosovës.

Ai ka thënë tutje se duhet të bëjmë kompromise derisa të gjejmë zgjidhjen për këtë situatë.

“Jam i sigurtë që do ta bëjmë këtë. Gjithmonë ka kompromise, në të gjitha konfliktet anembanë botës gjenden zgjidhje, kështu që do ta gjejmë dhe këtë herë”, ka thënë ambasadori.

I pyetur nga Sadiku se a duhet që fokusi të jetë më shumë në ekonomi sesa në polikë, ambasadori suedez tha që të dyja janë të lidhura por që është jashtëzakonisht e rëndësishme të fokusohemi në tregti.

Ai tutje shprehu shqetësimin e tij me gjendjen në veri, duke thënë se kanë themeluar odën nordike në Kosovë por që siç tha ai është e vështirë të tërheqësh kompani nordike, suedeze kur raportohet për situiatën e tensionuar në veri. /Gazeta10/  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.