
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka ka parashikuar rezultatin e ndeshjes Itali-Shqipëri, e vlefshme kjo për ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian Euro 2024 për kuqezinjtë.
Shqipëria e nis Evropianin Euro 2024 të shtunën si mysafire e Italisë me fillim nga ora 21:00.
Duka tha se Shqipëria do ta fitojë ndeshjen kundër Italisë, ndërsa shpreson që të dy kombëtaret të kualifikohen të paktën deri në fazën e 1/16-ës.
“Fitojmë ne me rezultatin 1:0. Për mua do të ishte bukur nëse Italia do të kualifikohej me ne të paktën deri në fazën e 1/16-ve”, tha Duka.