Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dukagjini dhe Trepça ’89 marrin fitore të mëdha në udhëtim

Gazeta10
09 November 2022 - 15:08

Janë zhvilluar sot tri ndeshjet e para të xhirosë së 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Fitore të mëdha në udhëtim ka arritur Dukagjini duke e mposhtur Drenicën në Skenderaj me rezultat minimal 0:1.

Altin Mërlaku realizoi golin e vetëm për skuadrën mysafire në Skenderaj në pjesën e parë, derisa vlen të theksohet se Otto John humbi penalltinë në pjesën e dytë.

Ndeshje spektakolare është zhvilluar në Ferizaj ku u përballen Ferizaj dhe Trepça ’89 me rezultat 2-3.

Ferizaj pati rastin të kalonte e para në epërsi, por Ramush Ramadani humbi penalltinë, derisa Albion Pllana kaloi mysafirët në avantazh 0-1.

Vendasit barazuan me Panadic nga penalltia në minutën e 62-të, por mysafirët realizuan dy gola të shpejtë me Drilon Fazliun dhe Ojekambin për 1-3.

Golin e fundit në ndeshje e realizoi Astrit Fazliu për 2-3./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.